Reagimi interesant i Arbana Osmanit kur i thonë se është plakur

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja nga Shqipëria, Arbana Osmani, vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Duke qenë se vetëm në Instagram numëron hiç më pak se 540 mijë njerëz, ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, së cilës nuk i mungojnë as njoftimet nga përditshmëria e saj.

Këtë herë, përmes një imazhi të ndarë me ndjekësit ajo tregon se nga 15 janari do të fillojë me sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Mezi po pres të shihemi bashkë nga 18 Janari në Top Channel, ku heronjtë e vërtetë do të jeni si gjithmonë ju”, është përshkrimi që moderatorja shqiptare ia ka vënë fotos.

Në po të njëjtën fotografi, Osmani u ofendua nga një ndjekës duke i thënë të bëjë ndonjë operacion plastik. “Je plakur shumë futja ndonjë botox”, shkruan ajo, ndërsa nuk mungoi një replikë e moderatores shqiptare.

“Jo, mirë jam thjesht s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”, shkruan telegrafi.

Ndryshe, Arbana muaj më parë publikoi librin e dytë me receta gatimi “5 minuta”, duke shënuar një tjetër sukses të sajin në karrierë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme