Reagimi i mamasë dhe të dashurës së Ronaldos pas incidentit

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 16:24 | Nga

Ditën e diel Cristiano Ronaldo u bë pjesë e një incidenti në fushë.

Ylli i Real Madritit mori një goditje në fytyrë nga Fabian Schar kur shënoi golin e dytë gjatë ndeshjes me Deportivo La Coruna.

Pamja e futbollistit të gjakosur në mes të fushës shkaktoi reagime në stadium, ndërkohë që të pranishme ishin e dashura dhe nëna e tij, Georgina dhe Dolores, të cilat nga fotot e publikuara duken shumë të trembura.

Edhe pse dëmtimi në fytyrën e Ronaldos ishte i thellë, ai menjëherë iu nënshtrua kujdesit të mjekëve të cilët morën situatën në kontroll dhe gjendja e futbollistit 32-vjeçar u stabilizua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme