Reagon Arif Vladi: I them kësaj Adelinës që ta publikojë kush më ka paguar, përndryshe përballemi në gjyq

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Adelina Ismajli e cila tashmë po ka nisur emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’, ku fillimisht protagonistë të këtij emisioni kanë qenë figura politike, në emisionin e fundit i ftuar ka qenë Fatmir Limaj, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga e njohur e Arif Vladit ‘Marshi i Uçk-së’.

Adelina Ismajli, në emision, potencon se është në dijeni se Vladi është paguar për këtë këngë.

Vladi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismajli të publikoj se kush e ka paguar Vladin për këtë këngë, përndryshe ky i fundit do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.

‘Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili.
Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.
I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj‘, ka shkruar Vladi.

Të ngjashme