Reagon Behgjet Pacolli: Ja çka po flitet në Zvicër, Itali e Francë për veshjen e Ronela Hajatit

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 00:28 | Nga Ekonomia Online

Ish Presidenti dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas eliminimit të Ronela Hajatit nga Eurovision

Mbrëmë këngëtarja shqiptare mori kritika interesante për paraqitjen e saj, ndërkaq të parët që e ngacmuan atë ishin britanikët. 

Megjithatë, Pacolli ka një mendim për këtë. 

“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të  Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë. Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali,  Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për s’kualifikimin e saj, por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vulgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u s’kualifikua për këtë arsye”, ka shkruar Pacolli. 

Përndryshe, Ronela ka shkruar në mbrëmje se ajo ende nuk e ka parë veten dhe paraqitjen e saj, teksa është krenuar për klikimet që kanë arritur 1 milion klikime. 

Të ngjashme