Reagon Ceca pas ndalimit të transmetimit të këngëve në RTSH

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Transmetimi i këngëve të këngëtares serbe Ceca në RTSh, ka shkaktuar mjaft debat.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA) i ka bërë vërejtje Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.

Kjo ka ardhur pas ankesave që i janë drejtuar AMA-s që në thelb kishin përfshirjen në program muzikë në gjuhën e pakicave dhe të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviq, e njohur me emrin e artit si Ceca.

Sipas AMA-s, “këngëtarja serbe i është bashkuar disa herë, publikisht, zërave antishqiptarë për Kosovën”, ndërsa thuhet se në këngët e deklaratat e saj të hershme, Ceca ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnjë dhe në Kosovë.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe këngëtarja serbe e cila thotë se muzika nuk duhet të ketë kufij.

Ceca shprehet se këngët e saj janë bazuar në mesazhet e dashurisë dhe jo urretjes.

“Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa”.

“Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe, shkruajnë mediat shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme