Real1: Nuk do të bëja kurrë bashkëpunim me këngëtaret e muzikës popullore

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Real1 nuk e pati problem të tregoj se me kë nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Së fundmi Real1 dhe Dj Blunt ishin mysafir në emisionin ‘NIN’ aty ku u bënë pjesë e rubrikës ‘Haje ose thuaje’, transmeton lajmi.net.

Ata i bën pyetje të ‘nxehta’ njëri-tjetrit dhe në njërën prej tyre Blunt e pyeti mikun e tij me kë nuk do të bënte bashkëpunim.

Pyetja e Blunt ishte: Me cilën prej vajzave të estradës nuk kishe bo kurrë bashkëpunim se mendon se s’ka lidhje me tru me knu?

Ndërsa Real1 u tregua i hapur dhe zbuloi se nuk do të bënte kurrë bashkëpunim me këngëtaret e muzikës popullore.

“Mas pari s’kisha bo. Shumë e thjeshtë, me këto që këndojnë popullore ose qesi sene, domethënë që janë, pe din ti, të defave. E me kto reperkat ndoshta kisha bo bon vaki”, u shpreh aj./

Të ngjashme