Rebekah, Dj e njohur me 15 shtator në Kosovë

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 16:37 | Nga

Dj Rebekah për momentin konsiderohet një ndër emrat më të kërkuar në skenën e muzikës elektronike si dhe është pjesë e Festivaleve më të mëdha botërore. Ai më 15 shtator do të performojë në Kosovë.

Eventi i Next level mbahet në teatrin ODA. Përpos Rebekah do te ketë DJ te njohur dhe artist vizuel rajonal dhe lokal: Rinia Rinia – Gostivar/ Zurich, Toton- Prishtinë, Vegim and Flekitza – Prishtinë si dhe VJ 1MAN.

Biletat do të dalin nga e mërkura në të gjitha qytetet e Kosovës dhe rajonit. Organizator i këtij eventi është Next Level.

Next Level për 11 vjet ka qenë pjesë e rëndësishme e skenës se muzikës elektronike duke sjellë shumë emra te njohur botërore siç janë: Marco Carola, Timo Maas, John Digëeed, Danny Howells, Sister Bliss Faithless, Jody Wisternoff, Eelke Kleijn, Tom Novy, Circulation, Guy Gerber, Swayzak, Martinez, Aril Brikha live, Anthony Rother live, Terry Lee Brown Jr, Heidi, Oxia, Terry Francis, Nathan Coles, LTJ Bukem&MC Conrad, Tom Budden, Pascal FEOS, M.A.N.D.Y, Hisham Zahran, Anja Schneider ,Shapeshifters, Sylvain Armand, Joris Voorn, Alican, Djebali, Phonique, Silicone Soul, Alex Niggeman, Shonky, Hito, Bella Sarris, Emanuel Satie, Shlomi Aber, Steve Bug, Andrea Oliva, Luke Dzierzek, Desyn Masiello, Kolombo, Sabb, Charlotte de Witte, Stephan Hinz, etj.

“Rebekah vjen në kuadër të tourit “Fear Paralysis Album Tour” dhe do të performon Live Hybrid set. Jemi të kënaqur që kemi fut Prishtinën në listën e tourit të saj”, ka thënë Ardin Badivuku nga Next Level.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme