Rebel Wilson thotë që është trajtuar ndryshe që kur humbi 27 kg

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Në një intervistë me The Morning Crew With Hughesy, në radio, aktorja 40 vjeçare e filmave Ptch Perfect ka thënë se njerëzit janë duke e trajtuar ndryshe pasi që ka humbur 27 kilogram.

“Nganjëherë të jesh ‘e madhe’, njerëzit nuk të shikojnë. Dhe tani që jam në formë më të mirë njerëzit më mbajnë ushqimin deri në veturë dhe më hapin dyert. Thash me vete, a kështu e përjetojnë edhe njerëzit tjerë?”, ka thënë Rebel.

Ka që një vjet që Wilsoni është fokusuar në shëndetin e saj dhe që të jetë në formë. Në nëntor të 2020 ajo ka festuar kur pesha e saj kishte rënë në 74 kilogramë.

Por edhe më herët ajo kishte vetëbesim për dukjen e saj.

“Më pëlqen të mendoj që dukem mirë në të gjitha format, dhe gjithmonë kam pas vetëbesim” ka thënë aktorja. “Nuk është që më herët nuk kisha vetëbesim, dhe tani kam super vetëbesim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme