Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae sjellin këngën e re “You”

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme (e premte) është publikuar bashkëpunimi më i ri i DJ Regard me Troye Sivan dhe Tate McRae.

“You” mban titullin projekti i tyre i ri, i cili është shoqëruar me një video të veçantë në platformën YouTube.

DJ kosovar, këngëtari e kompozitori australian dhe artistja kanadeze vijnë me një interpretim të mahnitshëm dhe reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.

Kjo këngë e Dardan Aliut (emri i vërtetë i Regard) vjen pas një kohe të gjatë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.

“You – kënga ime e re në bashkëpunim me më të mirët Troye Sivan dhe Tate McRaee është publikuar tani. Dëgjojeni përmes ‘link-ut’ në biografinë time”, thuhet në njoftimin e artistit shqiptar.

Projekti gjithashtu është lansuar edhe në kanalin zyrtar të Regard në YouTube.

Theksojmë që DJ Regard këtë vit u nominua për herë të parë në “Brit Awards 2021” për këngën “Secrets” si “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Evenimenti madhështor do të mbahet më 11 maj në The O2 Arena në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme