Rekapitullimi i vitit 2018, Rita Ora përfshin imazhe edhe nga koncerti në Kosovë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm gjatë 2018 në karrierën muzikore.

Këngëtarja ka sjell një numër të projekteve duke përfshirë edhe albumin e dytë muzikore, “Phoenix”.

Ajo ka pasur edhe një numër të madh të koncerteve, ku ka performuar edhe në Prishtinë më 17 shkurt me rastin e përvjetorit të dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

E kjo performancë, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 200 mijë vetë, ka bërë pjesë në rekapitullimin që i ka bërë vitit të kaluar biondina.

Kjo e fundit ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter teksa ka përfshirë një sekuencë të marrë gjatë koncertit në kryeqytetin tonë.

“Një përmbledhje e tillë e bukur. Unë nuk mund të kisha dashur një vit më të mirë. Nxjerrja në shtije e Phoenixit ishte aq prekëse dhe e rëndësishme për mua dhe kjo u arrit në sajë të të gjithëve mbështetësve dhe të gjithë tifozët po mi realizojnë ëndrrat e mia çdo ditë. Unë jam aq e lumtur dhe mirënjohëse!!!”, ka shkruar 28-vjeçarja në rrjetet sociale.

Theksojmë Ora kishte mbajtur një koncert madhështor para mijëra fansave edhe në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Ndryshe, Rita ka paralajmëruar edhe disa koncerte muzikore me rastin e promovimit të albumit të dytë në karrierën muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme