Reklamoi produkte serbe, fansat e detyrojnë të kërkoj falje publike Almeda Abazin

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Almeda Abazi është duke u përgatitur për një kapitull të ri në jetën private.

Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar muaj më parë lidhjen disavjeçare me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.

Tashmë dyshja është në pritje të ardhjes në jetë të një foshnje, gjinia e të cilit do të jetë mashkull.

Ajo tashmë ka nisur të publikoj edhe imazhe të ndryshme të ushqimeve që konsumon në gjendjen shtatzënë.

Zeshkania ka publikuar një fotografi me ushqime në llogarinë personale në Instagram duke i cilësuar si ushqime nga Kosova, madje ajo ka përmendur faktin se pikërisht këto janë një arsye më tepër përse ajo e do Kosovën.

Megjithatë, modelja së fundi e shndërruar edhe në këngëtare, është bombarduar me një numër të madh të komenteve se po konsumon ushqime serbe.

Nën trysninë e fansave, Almeda është detyruar të fshij fotografinë dhe të kërkoj falje publike duke thënë se nuk ishte në dijeni.

Ndryshe, Abazi ka publikuar këngën e parë në karrierë të titulluar “Alabama”, i cili deri më tani është shikuar mbi 181 mijë herë në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme