Reperi amerikan bën “tifo” për Shqipërinë

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 10:07 | Nga

Emri i Shqipërisë është lakuar jo pak herë nga persona të famshëm në Hollywood. E fundit ishte Kim Kardashian, e cila tha frazën tashmë të famshme: “Sa bukur Mario, sa bukur!”.

Tashmë është reperi i njohur Ty Dolla $ign, ai që ka përmendur Shqipërinë në një status në Twitter, ku ka vendosur “Albania” në mes të dy emoji-ve me flamurin tonë kombëtar.

Më parë, Ty ka përmendur edhe Stanaj, këngëtarin e ri që po korr sukses në muzikën ndërkombëtare. “Shoutout Stanaj”, – shkruan reperi i këngëve hit si: “Swalla”, “Zaddy” apo “Campaign”.

Mos ndoshta duhet të shpresojmë pse Ty Dolla $ign do të marrë mundimin dhe të na japë një koncert në Tiranë? Shpresojmë që po!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme