Reperi Gashi: Jam emigrant shqiptar, pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, ka ndarë rrëfime të jetës së tij për adhuruesit e tij.

Ai, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar se është një emigrant shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam lindur në  Afrikë. E dini, dua të them.. jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë”, ka thënë Gashi në këtë video.

Duke dhënë detaje të tjera, ai ka shtuar se muzika ia ka shpëtuar jetën.

“Unë jam duke u marrë me muzikë që nga viti 2009… Unë i kam publikuar tre albume, ky edhe dy të tjerë do t’i publikojë këtë vit. Unë ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta arrijë këtë”, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme