Reperi i njohur informon fansat rreth sëmundjes së tij

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Reperi OG Maco, i cili vuan nga një sëmundje e lëkurës, është duke u rikuperuar.

26 vjeçari, bëri një përditësim rreth sëmundjes së tij gjatë fundjavës, duke iu thënë fansave në rrjetet sociale se ai është mirënjohës ndaj ekipit mjekësor për procesin e trajtimit.

Reperi ka treguar se sëmundja e tij ka të bëjë me një infeksion bakterial që përhapet në trup dhe mund të shkaktojë vdekje.

Bakteret më së shpeshti hyn në trup nëpërmjet prerjes së lëkurës, djegie apo kafshimeve nga insektet.

“Unë kam qenë shumë i frikësuar, nuk e dija se çfarë do të ndodhte, nuk e dija nëse do të humbisja tërë fytyrën time, por pothuajse ia dola”, tha ai.

Reperi nga Atlanta njihet më shumë për hitet e tij si U Guessed It dhe Doctor Pepper.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme