Reperi i njohur kalon me sukses operacionin për transplant të veshkës

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Filadelfia, Freeway, i cili luftoi për vite me sëmundje të veshkave, më në fund ka bërë transplant.

40-vjeçari postoi një video në Instagram duke njoftuar se procedura ka shkuar me sukses.

“Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Gjithçka shkoi mirë, operacioni shkoi mirë. Unë jam duke u shëruar”, tha reperi.

“Zoti është i mirë. Unë kam veshkë të re. Mjeku tha se gjithçka është në rregull. Faleminderit të gjithëve”.

Të hënën, Freeway, emri i të cilit është Leslie Pridgen, iu tha fansave që mjekët më në fund kishin gjetur një dhurues të veshkës dhe se ai ishte në pritje të operacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme