Reperi Ice Cube zbulon që po xhirohet vazhdimi i ri i “Friday”

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Reperi O’Shea Jackson (49), i njohur si Ice Cube, konfirmoi se po xhirohet vazhdimi i ri i filmit ‘Friday’ me rastin e 25-vjetorit të xhirimit të origjinalit.

“Po përpiqemi ta xhirojmë vazhdimin e ri, e kemi shkruar skenarin dhe tani presim që më në fund gjërat të fillojnë, po fillojmë me paraproduksion, shpresoj se filmi do të dalë pikërisht për 25-vjetorin – tha reperi amerikan për programin amerikan ESPN.

Kështu produksionit i ka mbetur më pak se një vit kohë për ‘kremtimin e madh’. Filmi filloi të shfaqet më 26 prill 1995.

Çështja kryesore e cila i brengos adhuruesit është nëse aktori dhe stand-up komediani Chris Tucker (47) do ta luajë Smokeyin në vazhdimin e ri. Edhe pse në vitin 2016 ai deklaroi se nuk ishte i interesuar për xhirimin e vazhdimit, më vonë konfirmoi se do të mundë t’i bashkohej ekipit të filmit nëse do të ndihej siç duhej, shkruan KOHA Ditore.

“Kurrë do të them kurrë, nëse gjithçka do të jetë siç duhet me dëshirë do të bashkohem në xhirimin e filmit”, – deklaroi Tucker.

Adhuruesit shpresojnë se në vazhdim do të shfaqen përsëri edhe komedianët Mike Epps (48) dhe John Witherspoon (78), të cilët i luajtën Day-Day dhe Pops. Filmi “Friday” bën fjalë për jetën në lagjet e zezakëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme