Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson publikon librin e tretë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Action Bronson, ka lansuar së fundmi një libër.

Ky është i treti me radhë pas librave që ka sjellë si: “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.

Libri i ri ndërkohë titullohet “F*ck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” (“Në djall, Do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”).

Sipas Amazon, në këtë libër flet në lidhje me luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit.

Ylli shqiptar thuhet se ka ndarë të gjitha ato që ka mësuar në dekadën e kaluar për t’ju ndihmuar të ndihmoni veten.

Action po ashtu do të ndajë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qëndrojë i arsyeshëm, të qetësohet dhe të mos shikojë në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes.

Sido që të jetë, në thelb libri nuk ka të bëjë vetëm me peshën por të ndihesh mirë ashtu siç je, të jetuarit shëndetshëm.

“Sigurohuni që ta merrni tani. Ky është një parathënie për rrugën aktuale të jetës në të cilën ndodhem. Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmon të ndryshoj përgjithmonë”, shkroi Bronson në postimin e ndarë në rrjete sociale.

Të ngjashme