Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson publikon librin e tretë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Action Bronson, ka lansuar së fundmi një libër.

Ky është i treti me radhë pas librave që ka sjellë si: “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.

Libri i ri ndërkohë titullohet “F*ck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” (“Në djall, Do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”).

Sipas Amazon, në këtë libër flet në lidhje me luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit.

Ylli shqiptar thuhet se ka ndarë të gjitha ato që ka mësuar në dekadën e kaluar për t’ju ndihmuar të ndihmoni veten.

Action po ashtu do të ndajë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qëndrojë i arsyeshëm, të qetësohet dhe të mos shikojë në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes.

Të ngjashme