Reperi shqiptar ndan një fond marramendës për të sëmurët

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 09:33 | Nga

Reperi më i suksesshëm shqiptar, Noizy ka ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Spitalin Continental për t’u ardhur në ndihmë pacientëve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë ndërhyrje të vështira kirurgjikale.

Revista Who ka mësuar se reperi ka çelur një fond të veçantë prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira, përfshirë këtu edhe ndjekjen me kura për kancerin.

Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur edhe në profilin e tij në Instagram, ku u ka bërë thirrje ndjekësve që t’i shkruajnë nëse njohin njerëz në nevojë.

“Spitali Continental është i specializuar në trajtimin e të gjithave sëmundjeve ortopedike, operojnë problemet e brendshme në bark, operacione interno, përfshirë këtu edhe kancerin etj – por këto janë tre shtyllat kryesore.
Nëse njihni dikë, ju lutem më kontaktoni në email: Shpenzimet e operacionit janë të gjitha Zero”, shkruan reperi në profilin e tij në Instagram.

“Continental” është spitali më i ri në kryeqytet që ofron një shërbim mjekësor të fokusuar te pacienti, lehtësisht të arritshëm dhe të përballueshëm financiarisht për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Me moton “Për ju, për familjen, për jetën”, dera e madhe e spitalit Continental mirëpret këdo që ka nevojë qoftë për një konsultë të thjeshtë mjekësore deri tek ndërhyrjet më të vështira kirurgjikale.
spitali-continental-e1480023578874

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme