Restoranti ku festoi ditëlindjen ia sheh sherrin Rita Orës, i merret licenca

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Festa e ditëlindjes së Rita Orës ka shkaktuar polemika të shumta të cilat po vazhdojnë edhe këtë fillimvit.

Këngëtarja kosovare organizoi një festë të madhe me shumë njerëz, duke thyer rregullat e shtetit britanik ndaj pandemisë.

Përveçse Ora u kritikua nga adhuruesit e saj, ajo kërkoi falje publikisht për këtë, duke e kuptuar gabimin e saj dhe organizatorëve të ditëlindjes.

Por si duket, kjo çështje nuk paska përfunduar me një kërkimfalje, pasi policia britanike ka hapur rast ndaj restorantit “Cas Cruz”, aty ku u organizua festa në nëntor të vitit të kaluar. Sipas rekomandimeve, polica ka nisur procedurë për t’ia marrë licencën e punës restorantit në fjalë, ka shkruar të premten revista “Buzz”.

Masat anti-Covid në Britani të Madhe janë rritur, duke kufizuar lëvizjet dhe qarkullimin e lokaleve dhe çdo institucion ku krijohen turma të shumta njerëzish.

Të ngjashme