Rezarta Shkurta do të martohet me Ermal Hoxhën më 12 korrik

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta së bashku me partnerin e saj, Ermal Hoxhën, prej kohësh kanë deklaruar së do të bëjnë një dasmë dhe ky moment duket se po realizohet.

Këtë e ka bërë të ditur së fundmi vet artistja përmes një postimi të ndarë me fansat në InstaStory.

Ajo tregon se dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë më 12 korrik (e hënë).

“12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta Ermal”, thuhet në postimin e shpërndarë me mijëra fansat.

Krijuesja e “Gjysma ime” nuk ka njoftuar më shumë rreth asaj se si dhe ku do të zhvillohet dasma.

Sidoqoftë, të njëjtit janë së bashku që shumë vite dhe tani kanë edhe nëj vajzë të quajtur, Hera.

Rezarta solli në jetë vajzën në tetor të vitit 2013. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme