Rezarta Shkurta mbulohet në Abi Dhabi

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka vizituar disa prej lokacioneve më të veçanta të Abu Dhabit.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Rezarta shfaqet duke shëtitur në xhaminë e Sheikh Zayed.

Ajo shfaqet e mbuluar me shami, teksa fansat rrallë herë kanë pasur mundësinë ta shohin me një pamje të tillë.

Këngëtarja Shkurta përndryshe është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ka kohë që ajo nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë pritet që së shpejti të nisë punën për këngën e re.

Rezarta përndryshe është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Hera. 

View this post on Instagram

?

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Të ngjashme