Rezarta Shkurta shfaqet në poza provokuese me bikini nga pushimet

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, apo setet që realizon për të tjerë personazhe të famshëm nga studioja e saj e fotografisë.

Së fundmi, Rezarta ka publikuar disa fotografi të sajat nga pushimet që po shijon në fillim të verës.

Ajo ka pozuar me bikini pranë një pishine, ndërsa ka marrë vëmendjen me ekspozimin e linjave trupore.

Me flokët e bërë rasta, këngëtarja e hitit “Droga Jam” bëri që paraqitja e saj të dukej edhe më tërheqëse dhe provokuese.

Më tej, ajo shton se një nga fotografitë e shkrepi bashkëshorti i saj, Ermali, i cili tashmë ka mësuar sipas saj që të fotografojë, ndonëse u deshën 157 shkrepje që të disa prej tyre t’ia vlenin për publikim.

Rezarta përndryshe vazhdon të jetë shumë e angazhuar në profesionin e saj si fotografe, dhe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Të ngjashme