“Ribashkohen” grupi ikonik Pink Floyd

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javëve të fundit, bateristi historik i “Pink Floyd”, Nick Mason, nisi turneun e parë në Amerikën e Veriut me “Saucerful of Secrets”.

Ky super grup interpretojnë repertorin e kompozuar ndër vite kur timonin e drejtonte Syd Barrett.

Në “Beacon Theatre”, në New York, grupit iu bashkua në skenë ish-basisti i “Pink Floyd”, Roger Waters, për të kënduar “Set the Controls for the Heart of the Sun”, këngë e vitit 1968, përshirë në albumin nga i cili merr dhe emrin grupi i ri i Mason.

“Interpretoni më mirë se ne në kohën tonë”, tha Waters në fund të ribashkimit të vogël të grupit legjendar.

Të ngjashme