Ribashkohen pas shumë vjetësh Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Tabela e mbushur me yje e Fast Times në Ridgemont High ka më në fund një datë për rifillim, si dhe një panoramë të parë për të gjitha fytyrat e famshme që do shfaqen këtë vit!

Imazhi shfaq ish’at e famshëm Brad Pitt dhe Jennifer Aniston që ribashkohen për herë të parë në ekran pas shumë vjetësh.


Aniston qëndron e qeshur në pjesën e sipërme në të majtë të panelit, ndërsa Pitt tregon buzëqeshjen e tij të përsosur në rreshtin e poshtëm.

Të paraqitur në imazh janë gjithashtu Dane Cook, Morgan Freeman, Henry Golding, Shia LaBeouf, Matthew Mçonaughey, Jimmy Kimmel, Julia Roberts, John Legend dhe Ray Liotta.

Pitt, 56 vjeç, dhe Aniston, 51 vjeçe, ishin të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005 dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre kohët e fundit, e cila rifilloi me një përshëndetje miqësore në prapaskenat e ‘Screen Actors Guild Awards’ në fillim të këtij viti, ku Aniston fitoi çmim për ‘The Morning Show’ ndërsa Pitt fitoi çmim për filmin ‘Once upon a time… in Hollywood’.

Sa i përket mënyrës se si u bashkua kasti, Cook tha për ‘PEOPLE’,

“Unë zgjodha një mori emrash fillimisht, por përzgjedhja ishte e thjeshtë në fakt. Dua të them, Jennifer Aniston është aq e bukur. Dhe mendova se Brad Pitt s’mund të mungonte kurrsesi.”

Ky ribashkim, ndonëse virtual do t’i emocionojë shumë fansat e ish-çiftit.

Vlen të theksohet se dyshja janë përfolur për një ribashkim të mundshëm që nga ndarja e bujshme e Pitt me aktoren Angelina Jolie.

Të ngjashme