Richard Grenell poston fotografi me Bleona Qerretin

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, derisa tregoi se e përkrah Donald Trumpin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo postoi edhe një foto bashkë me Grenell në llogarinë e saj në Instagram.

E të njëjtën foto e ka shpërndarë sot edhe vetë Grenell në llogarinë e tij, duke e cilësuar Bleonën si yll ndërkombëtar.

Kjo foto është realizuar gjatë një takimi që dyshja kanë zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.

Të ngjashme