Rihanna do ta dizajnojë fustanin e nusërisë bashkë me Gallianon

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Rihanna tashmë e di se si do të duket modeli i fustanit të saj të nusërisë ndërkohë që e pranoi se është përkushtuar në një lidhje me një mashkull misterioz, i cili besohet të jetë biznesmeni saudit Hassan Jameel.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” tha për numrin e ri të revistës “Vogue” se ajo ka qenë “në një lidhje ekskluzive për ca kohë”, duke e nxitur kryeredaktoren e revistës Anna Wintour t’i bëjë asaj presion që të flasë për martesën dhe fëmijët në një video shoqëruese.

Në promon e “Go Ask Anna”, Rihanna zbulon se do të dëshironte të bëhej nënë një ditë, para se të shtonte: “Nuk mendoj për gjëra të tilla, por plani i Zotit, por mezi po i pres të gjitha thashethemet rreth shtatzënësisë pas kësaj interviste.”

Por ajo mendon për ditën e saj të martesës – dhe për atë se çfarë do të veshë me rastin e shkëmbimeve të zotimeve: “Një bashkëpunim mes meje dhe (John) Gallianos, natyrisht,” i tha ajo Wintour.

Image

Rihanna dhe Hassan, të cilët janë në lidhje romantike që nga viti 2017, janë parë në disa takime, duke përfshirë një mbrëmje të fundit në Santa Monica, në steakhousein kalifornian Mason, shkruan KOHA Ditore.

Kolegia e saj në “Ocean’s Eight”, Sarah Paulson, gjithashtu e pyeti Rihannan për planet rreth martesës gjatë një bisede për revistën Interview në qershor, dhe këngëtarja u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë. Ne planifikojmë dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme