Rihanna “dridh” rrjetet sociale

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme nga Barbados, Rihanna, vitin e kaluar zyrtarisht u bë miliardere dhe muzikantja më e pasur në botë dhe për këtë e ndihmuan kompanitë “Fenty Beauty” dhe “Savage x Fenty”.

Të dyja kompanitë janë në pronësi të saj, dhe e para prodhon grim ndërsa e dyta merret me prodhimin e të brendshmeve seksi.

Duke qenë se bukuroshja Rihanna nuk ka pasur kurrë turp të tregojë trupin e saj mahnitës, ajo shpesh reklamon të brendshmet e saj nga koleksionet e saj, për të kënaqur meshkujt në mbarë botën.
Tani në Instagram, ajo ka shpallur koleksionin për festën e ardhshme të Shën Valentinit përmes videove dhe fotove seksi dhe fotografitë kanë marrë mbi 4.5 milionë pëlqime në më pak se një ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme