Rihanna e veshur me lëkurë gjarpri, sjell trendin më të famshëm të vitit!

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Këtë sezon nga gjithë trendet e modës që kanë dalë, do të mbajmë mend gjatë printet e pitonit dhe ato të leopardit.

I shohim çdo ditë, në skenën e modës, në rrugë a dyqane, por s’janë dukur kurrë më bukur derisa Rihanna i sjell në mënyrën e saj.

E veshur kokë e këmbë me lëkurë gjarpri, ylli i pop-it e bëri këtë trend edhe më popullor se më parë.

Rihanna, aktualisht po feston suksesin e një viti të Fenty Beauty me një turne botëror, që përfshiu ndalesa në Dubai dhe Singapor.

Fustani, këpucët, kapela dhe çanta: të gjitha me lëkurë pitoni dhe s’mund të dukej më e adhurueshme se aq.

Këpucët dhe kapela ishin të dizenjuara nga Versace, e ndërsa këpucët u bënë posaçërisht për të nga Christian Louboutin.

Tani që u frymëzuat nga Rihanna, as mos u mendoni nëse zgjoheni dhe zgjidhni të visheni si gjarpërushe e vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme