Rihanna flet për stilin e saj unik gjatë shtatzënisë

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ylli shtatzënë, Rihanna është duke përqafuar trupin e saj në ndryshim duke i mbetur besnike vetes, dhe duke u hapur të premten mbrëma gjatë eventit të saj ‘Fenty Beauty Universe; në Los Angeles për stilimin e fizikut të saj të ri.

Ajo e quajti atë “argëtuese”, megjithatë, “një sfidë” për të shfaqur stilin e saj eklektik derisa është shtatzënë në një intervistë për People.

“Më pëlqen. Po e shijoj. Më pëlqen të mos shqetësohem për mbulimin e barkut. Nëse ndihem pak topolake, sido që të jetë! Është një bebe!”, tha këngëtarja e “Work”.

Këngëtarja shtoi se moda i ka dhënë një besim të madh teksa përgatitet të bëhet nënë për herë të parë, shkruan PageSix, transmeton telegrafi.com.

“Tani për tani, duke qenë shtatzënë, disa ditë ju thjesht ndjeni, ‘Uh, thjesht dua të shtrihem këtu në këtë divan gjithë ditën.’ Por kur vendos pak fytyrë dhe pak buzëkuq, transformohesh”, ka thënë ajo.

“Vesh disa rroba dhe është sikur kur dukesh mirë, ndihesh mirë. E kam dëgjuar këtë për një kohë shumë të gjatë, por është e vërtetë. Me të vërtetë mund të të çojë nga ai divan dhe të të bëjë të ndihesh në formë”, tha tutje Rihanna.

Bukuroshja është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin, reperin nga Harlem, ASAP Rocky, duke debutuar me barkun e rrumbullakosur nën një xhaketë të gjatë rozë, e cila mbahej e mbyllur me vetëm një buton. Ajo e kompletoi dukjen me një gjerdan të gjatë i cili e zbukuronte barkun e saj me bizhuteri.

Të ngjashme