Rihanna lanson linjë të veshjeve të brendshme

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:29 | Nga

A jeni gati që Rihanna ta “mbushë” dollapin e rrobave tuaja të brendshme?

Pasi u fut në botën e kozmetikës, këngëtarja dhe ikona e stilit do të lansojë linjën e saj të rrobave të brendshme, Savage x Fenty.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo gjatë ditës së premte përmes një postimi në Instagram ku ishte bashkangjitur një video e shkurtër paralajmëruese.

Këngëtarja ka kohë që ka ngacmuar imagjinatën në rrjete sociale duke postuar video dhe fotografi që bënte fansat të dyshonin se për çfarë në fakt bëhej fjalë.

Rihanna, për linjën e saj të rrobave të brendshme do të punojë me TechStyle Fashion Group, që njihet për bashkëpunim me linjat personale të të famshmëve.

Derisa akoma dihet shumë pak për rrobat e brendshme që do të mbajnë emrin e Rihannas, besohet se ato nuk do të jenë shumë luksoze dhe do të jenë të përballueshme financiarisht nga të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme