Rihanna shihet me një stil të thjeshtë të veshjes dhe pa grim teksa largohet nga shtëpia e partnerit të saj, ASAP Rocky

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Rihanna duket në formë të mirë me një stil të thjeshtë veshje, teksa u pa duke u larguar nga shtëpia e të dashurit të Rocky-t në Los Angeles të hënën (10 janar).

33-vjeçarja theksoi këmbët e veshur me një këmishë të zezë me përmasa të mëdha, pas qëndrimit të saj në shtëpinë e partnerit të saj.

Me një stil gërshetash të flokëve të gjata i la të lira mbi supe, ndërsa zgjodhi një dukje ka grim.

Rihanna e kombinoi ‘look’-un e saj me një palë atlete ngjyrë kremi dhe mbante një çantë të vogël në dorë, ajo po ashtu vendosi disa gjerdan dhe vathë diamanti.

ASAP Rocky dhe Rihanna kishin qenë miq për gati një dekadë para se të fillonin të takoheshin zyrtarisht në vitin 2020.

Qershorin e kaluar, krijuesi i hitit “Preise The Lord” pranoi në një intervistë me GQ se Rihanna ishte “e vetmja”, shkruan DailyMail.

“Ajo është ndoshta, sa një milion të tjerat. Ajo është e vetmja”, kishte deklaruar reperi.

Kjo dalje e yllit të pop-it, vjen tre ditë pasi ajo njoftoi se linja e saj e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të hapte dyqane fizike.

Në Instagram ajo ndau një foto të një dizajni të simuluar të ballinës së dyqanit duke shkruar: “2022, po vijmë shumë nxehtë! ne përpiqemi t’ju sjellim një përvojë krejtësisht të re “SavageXFenty”.

Të ngjashme