Rihanna shkruan historinë me paraqitjen e saj në kopertinën e ”British Vogue”

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ylli nga Barbados, Rihanna, ka shkruar historinë duke u bërë femra e parë që shfaqet në kopertinën e ‘British Vogue’ e veshur me një ‘durag’ si simbol i fuqisë së njerëzve me ngjyrë.

Durag apo do-rag ose du-rag është një shall që vendoset në kokë, kryesisht për të mbajtur më mirë gërshetat. Ky filllimisht u përdor nga gratë e varfëra punëtore dhe skllave të shekullit XIX.

Pas Black Power Movement, lëvizje për fuqizimin e komuniteti afro-amerikan, duragët u kthyen në aksesor të zakonshëm dhe u përdorën nga shumë personazhe të njohur, duke përfshirë reperë dhe atletë. Duragët u bënë simbol të mbijetesës dhe fuqisë së afro-amerikanëve.

“A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?”, ka shkruar redaktori i British Vogue, Edward Enninful.

Në postim ai po ashtu zbuloi se ishte ideja e Rihannas që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga Stephen Jones.

“Për setin fotografik, ajo dëshironte një dekadë të re”, vazhdon ai. “Kemi punuar me një arkiv të konsiderueshëm për të gjetur një propozim të ri. Ishte ora 2 e mëngjesit kur më ra telefoni dhe më tha: ‘Po sikur të përdorim një durag?’”.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna shfaqet me durag. Në çmimet ‘Council of Fashion Designers of America’ në 2014 u shfaq me një durag të mbuluar me kristale.

Në 2016-n, Riri hapi ceremoninë e MTV VMA duke mbajtur në kokë sërish një durag të dizenjar nga Moses Gauntlett Cheng. /

Të ngjashme