Rihanna shpjegon se çfarë e bën një biznes të suksesshëm

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 22:13 | Nga

Këtë muaj Rihanna prezantoi linjën e saj të re të makeup-it, Fenty Beauty. Fansat në të gjithë botën e mirëpriten këtë risi dhe nxituan për të bërë blerjet e para.

Një nga gjërat më të rëndësishme të kësaj marke janë 40 ngjyrat e fondatinës që përshtaten me çdo lloj fytyre duke e bërë një produkt gjithpërfshirës dhe shumë të dashur për femrat.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit rreth linjës së re të kozmetikës, Rihanna ndau filozofinë e saj të krijimit të produkteve. Ajo tregoi se si bizneset duhet të mendojnë për klientët e tyre:

“Unë kam përshtypjen se miqtë e mi janë klienti dhe nëse produkti im nuk funksionon për ta, atëherë unë nuk e prodhoj më.”

Kur i trajton klientët si miq, të gjithë mbeten të kënaqur. Ja përse:

Kjo ju krijon një lidhje më të afërt

Ju keni një marrdhënie të ngushtë me miqtë tuaj. Ju e dini se çfarë i bën ata të qeshin, çfarë i inatos dhe cilat janë ëndrrat apo frikërat e tyre më të mëdha.

Dhe falë kësaj miqësie të ngushtë, ju krijoni një hapësirë që i bën miqtë tuaj të ndihen komod në praninë tuaj.

Kur i njihni kaq mirë klientët tuaj, ju jeni në gjendje të krijoni produkte, shërbime dhe përvoja që përshtaten në mënyrë të përkryer me ta.

Kjo ju ndihmon të jeni gjithëpërfshirës për më shumë njerëz

Unë ndjek një dietë pa gluten. Nuk është problem kur gatuaj në shtëpi, por mund të jetë pak e bezdisshme në darka me miq.

Por sa herë që dalë për të ngrënë me një nga mikeshat e mia, ajo sigurohet që të shkojmë diku ku unë kam mundësi të mjaftueshme për të zgjedhur. Kur shkoj në shtëpinë e saj, ajo blen ushqime gluten-free vetëm për mua. Për shkak të marrëdhënies sonë, ajo përpiqet të më ofrojë mundësi gjatë kohës që kalojmë së bashku, përkundër kufizimit tim dietik.

Kjo është ajo që Rihanna kërkon të arrijë me produktet e saj:

Unë e provoj makeup-in vet, më pas ja kalojë vajzës ngjitur me mua, latines në anën tjetër, vajzës me ngjyrë të errët, bardhoshes përballë meje dhe nëse nuk funksionon për asnjërën, atëherë ne përpiqemi ta rregullojmë atë.

Kur i shërben miqve të tu, ti kujdesesh që biznesi jot të prodhojë mundësi që i përfshijnë ata. Edhe nëse kjo kërkon që të bëni disa ndryshime të vogla gjatë rrugës.

Ju ndihmon të realizoni më të mirën

Ne duam që miqtë tanë të kenë sukses. Për këtë arsye në ju ofrojmë mbështetje maksimale.

Pra kur prodhoni diçka për dikë me të cilin jeni shumë të lidhur, ju bëni maksimumin në mënyrë që ai të ndihet krenar për ju.

Rihanna, karriera e të cilëve përfshin një numër të ndërmarrjeve të ndryshme, ndan të njëjtin mendim:

Çdo gjë që unë krijoj, qoftë muzikë apo makeup, apo modë, unë dua që miqtë e mi të jenë të përfshirë dhe të ndihen pjesë e diçkaje që i përfaqëson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme