Rihanna shtatzënë? Flet për amësinë dhe nxit thashetheme

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna (31), është shfaqur në një ceremoni në Diamond Ball në New York, e cila u organizua për nder të gjyshit dhe gjyshes së saj. Pasi shëtiti në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të zi, Rihanna i befasoi fansat e shumtë me një fjali që ua drejtoi gazetarëve.

“Unë jam afrikano-amerikane. Më ka lindur një afrikano-amerikane, të cilën e ka lindur një afrikano-amerikane, të cilën gjithashtu e ka lindur një afrikano-amerikane dhe edhe unë do ta lind një afrikano-amerikane. Nëna ime është një shembull i pabesueshëm se si njeriu duhet t’i luftojë pengesat në jetë. Jam e sigurt se edhe nëna e saj e mësoi atë kështu, dhe kështu do të jem edhe unë. Ne jemi të përsosura dhe të veçanta dhe bota do të duhet të pajtohet me këtë”, – tha njëra nga këngëtaret më të paguara në botë, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse nuk e konfirmoi ‘shtatzëninë’, Rihanna e nxiti një valë të vërtetë të komenteve në Twitter, ndërsa shumë ndjekës konkluduan se këngëtarja është shtatzënë.

“Ajo tekstualisht tha se do të lindë së shpejti. Nuk mund ta besoj. Ky lajm ma ndreqi ditën. RiRi do të jetë një nënë e përsosur”, – janë këto vetëm disa nga komentet në këtë rrjet social.

Rihanna së fundmi në bisedë me aktoren Sarah Paulson (44) iu përgjigj turpshëm pyetjeve në lidhje me jetën e saj të dashurisë dhe planet rreth martesës me të dashurin e saj Hassan Jameel (29). Ato folën shkurtimisht edhe për amësinë.

“Më shumë se gjithçka në botë dua të bëhem nënë”, – tha Rihanna.

Folën edhe për karrierën dhe për faktin se si kanë ndryshuar gjërat për këngëtaren duke e balancuar punën dhe jetën e saj intime. Ato folën pak për karrierën e saj dhe për atë se si lidhja e saj me Jameelin ishte ndër gjërat që e ndryshuan ekuilibrin e saj mes punës dhe jetës. Ajo filloi të caktonte prioritete dhe të ndante kohë për veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme