Rihanna do sjellë dy albume, njërin pop tjetrin reggae

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 11:11 | Nga

30-vjeçarja Rihanna, e famshmja e muzikës R & B, është duke punuar në dy albume të reja të saj.

Siç raporton revista Elle, RiRi, do që të sjell diçka të re për fansat, transmeton Koha.net.

Rihanna së fundmi ishte pjesë e filmit “Ocean’s 8”, i cili bëri bujë të madhe, megjithatë, ylli i muzikës shpejtë do të sjellë edhe këngë të reja.

Kur është pyetur para disa ditësh se s’i është me projekte dhe kur do të lansojë këngë të reja, RiRi ishte përgjigjur “Për momentin jam në studio”.

Por, e mira e kësaj është se këngëtarja nga Barbadosi, nuk është duke punuar në një por në dy albume. Njëri nga ta është pop ndërsa tjetri reggae.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme