Rihanna ylli i Barbados, një rrugë merr emrin e këngëtares

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 15:31 | Nga

Barbadosi ka vendosur t’i vërë emrin e Rihannës, një rruge në vendlindjen e këngëtares.

Qeveria kombëtare ka modifikuar emrin e një rruge në Bridgetown nga Westbury New Road në Rihanna Drive.

Pikërisht këtu RiRi është rritur dhe ka jetuar fëmijërinë e saj. Ylli i pop-it ka marrë pjesë në inaugurimin së bashku me familjen e saj.

Bridgetown është kryeqyteti i Barbados, ku këngëtarja ka jetuar fëmijërinë e saj përpara se të merrte famë dhe të transferohej në SHBA, kur ishte 16 vjeç.

Gjatë ceremonisë Rihanna ka mbajtur një diskutim falënderimi ku i ka thënë të gjithë të pranishmëve të ndjekin ëndrrën e tyre, ndërsa kryeministri i Barbados, Freundel Stuart, ka thënë që popstari është një nga personalitetet më ikonike të shekullit të 20-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme