Rike Roci: Ja futbollistët që më kanë propozuar pas fotove hot

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 12:07 | Nga

Shfaqja në stadiumin e Marsejës me dekolte të ekzagjeruar e vuri menjëherë në qendër të “Euro 2016” shqiptaren Rike Roçi, e cila u komentua në shumë media ndërkombëtare si një nga tifozët më seksi.

Por, popullariteti i modeles dhe ish-banores së “Big Brother Albania”, i kaloi të gjitha pritshmëritë.

Së fundi, Rikja ka qenë një nga personazhet më të pëlqyera të emisioneve sportive në Itali, ndërsa siç tregon vetë ajo, fama i ka shërbyer edhe në punën e saj si modele.

Në këtë rrëfim për “Bluetooth”, Rike Roçi tregon edhe mbi jetën e saj private, faktin që është e dashuruar, propozimet që ka marrë nga futbollistët dhe ambiciet e saj në karrierë.

Pas Evropianit, sa famë ju dha fotoja e famshme?

Mund të them që ajo foto ka bërë shumë për të folur, por nuk e quaj famë.

Për çfarë ju shërbeu fama që morët si tifozja më seksi në stadium?

Punoj edhe si fotomodele dhe mund të them që pak më ka ndihmuar. Mediat kanë thënë se pas ndeshjes, dyer të reja po ju hapen.

Keni qenë e ftuar edhe në një emision sportiv në Itali, çfarë prisni nga kjo famë?Po, kam qenë e ftuar, por nuk pres asgjë, jetoj ditë pas dite.

E keni menduar një karrierë si moderatore sportive, keni marrë ftesë? Po një karrierë në Shqipëri e keni menduar?

Jo, në Shqipëri nuk mund të jetoj dot dhe që kështu nuk mendoj një karrierë atje.

Rikja në rolin e Marina Vjollcës, a keni menduar ‘t’i zini vendin’?

Kam shumë respekt për Marinën, por nuk do t’ia merrja kurrë vendin (qesh).

Ju njohin tashmë futbollistët?

S’e di, mendoj se po.

Mikesha juaj, Irida ka një të dashur futbollist, po Rikja?

Po, mikesha ime po. Ajo është e lidhur me futbollist. Rikja jo, nuk është e lidhur me futbollist.

Ju ka propozuar ndonjë futbollist italian, po shqiptar?

Po, ka ndodhur.

Kush është për Riken futbollisti më seksi?

Pellè.

Si po shkon jeta juaj në Itali dhe çfarë pune bëni?

Kam një sallon bukurie dhe punoj si fotomodele. I bëj të dyja punët.

Jeni quajtur si një ndër femrat më seksi shqiptare, po në Itali sa ju vlerësojnë?Edhe në Itali njësoj, por në italisht shprehem më mirë dhe vlerësojnë edhe karakterin tim.

Si është jeta private e Rikes?

Jeta ime private është punë, shtëpi, familje, shoqëri dhe me të dashurin. Një jetë shumë, shumë e thjeshtë.

Çfarë ju josh tek një mashkull?

Të më kushtojë gjithmonë vëmendje.

Besoni ende në dashuri?

Ndonjëherë e humb besimin, por më në fund po, kam besim.

Jemi në verë, ku do të pushoni këtë sezon?

Jam me pushime me familjen.

Si janë pushimet tuaja, të qeta, apo të zhurmshme dhe me festa të çmendura?Pushimet e mia janë gjithmonë relaks dhe shumë të qeta, nuk kanë festa ose gjëra të çmendura. Nuk duket, por jam shumë e thjeshtë dhe e qetë.

Sa shpenzoni për pushime?

Është diçka shumë private.

Ju afrohen biznesmenët dhe ju ofrojnë pushime luksi?

Edhe sikur të në ofrojnë pushime luksi, nuk kam nevojë, paguaj çdo gjë vetë. I urrej këto gjëra.

Vini gjithmonë seksi në fotot tuaja. Do të guxojë Rikja për të ardhur nudo, apo toples?

Mendoj se jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme