Rikthehet çifti Bennifer, Affleck dhe Jennifer Lopez shkojnë në pushime bashkë

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bashkuar. Ata janë para së bashku në një pushim romantik në Montana pas 17 viteve ndarje

Dy ish të dashurit, Ben Affleck (38) dhe Jennifer Lopez (51) duke shijuar pushime romantike në resortin luksoz të skive në Montana gjatë vikendit.

DailyMail.com ka arritur që të sigurojë disa fotografi eksluzive të çiftit ku ata shihen së bashku pas 17 viteve të ndarjes se tyre.

Kjo është hera e dytë gjatë javës që çifti janë parë së bashkë, pas thashethemeve se ata po kalojnë kohë së bashku, edhe pse burimet kanë thënë se ata ende janë “vetëm shokë”.

Ish çifti i famshëm – që më parë janë njohur me nofkën “Bennifer” – ishin fejuar më 2002 por e kishte shtyrë dasmën më 2003 ndërkaq zyrtarisht u ndanë më 2004.

“Ata kanë një lidhje të fortë. E tëra po shkon shpejtë dhe me intensitet, por Jennifer është e lumtur”, ka thënë burimi të hënën për gazetën britanike.


Të ngjashme