Kimi shfaqet me të brendshme në video-kalendarin e fundvitit

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 15:42 | Nga

Kim Kardashian ka bërë një rikthim të papritur në botën e ekranit duke u shfaqur në video-kalendarin e revistës LOVE.

Revista në fjalë ka angazhuar disa prej bukurosheve më të njohura, të cilat kanë rikthyer skena të ndryshme filmike, apo pjesë videove muzikore.

36-vjeçarja ka qëndruar e tërhequr nga vëmendja publike qëkur u mbajt me dhunë në Paris dhe iu vodhën stoli në vlera milionëshe.

Pos kësaj, Kim ka pasur probleme edhe në jetën martesore, pasi burri i saj, Kanye West, u shtri në spital.

Sidoqoftë, ajo tash është rikthyer për t’u shfaqur seksi, si gjithmonë, ndërsa në video vjen me një pallto dhe pastaj tregon trupin me të brendshme.

Disa nga bukuroshet tjera që kanë xhiruar klipe për këtë video-kalendar janë edhe Rita Ora, Irina Shayk, Bella Hadid, Heidi Klum, Doutzen Kroes e Barbara Palvin.

https://www.youtube.com/watch?v=S167qMBq9Dg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme