Rina Balaj dhe Sin Boy publikojnë këngën e re “Tokyo”

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur Rina Balaj dhe Sin Boy kanë sjell një tjetër projekt të ri muzikor.

Dyshja, të cilët shquhen për bashkëpunimet e fundit, këtë herë publikuan këngën e re “Tokyo”.

Kjo vjen e interpretuar në dy gjuhë të ndryshme, greqisht nga reperi teksa reperja nga Istogu këndon në gjuhën angleze.

Kënga po ashtu vjen vetëm në versionin ‘audio’ e shoqëruar me një video të veçantë, ku Rina shfaqet tejet tërheqëse në bikini të kuqe.

Ndërkohë, projekti është punuar nga ‘AlphapopOriginal’ me të cilët kanë bashkëpunim që nga ky vit.

Çifti këtë kohë kanë qenë shumë të angazhuar me projekte, ndërsa po vazhdojnë të qëndrojnë në qytetin e Durrësit.

“Fallin in Love” ishte projekti paraprak i suksesshëm i dyshes së famshme i publikuar para dy javësh.

Të ngjashme