Rina Balaj feston suksesin e këngës së re, ndërsa publikon një fotografi provokuese

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

“Bad Rosita” mban titullin kënga e fundit njëherësh më e reja e artistes shqiptare, Rina Balaj.

Projekti, i cili i kushtohet komunitetit LGBT, u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë është bërë e ditur se ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë edhe vet reperja, duke shfaqur linjat trupore në një fustan transparent të zi.

“Faleminderit një milion, Bad Rosita”, shtoi ajo.

21 vjeçarja vjen në formë të mrekullueshme, teksa nën fustan tregon format në të brendshmet e zeza.

Imazhi provokues mori mbi 50 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet nga miqtë dhe fansat që mban në Instagram.

Siç ka theksuar, ky është njëri nga projektet më të veçanta të karrierës që ka sjellë deri më tani – ndonëse deklaroi se nuk ka asgjë kundër komunitetit LGBT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme