Rina Balaj i kërkon babasë mos ta shikojë klipin e saj të ri me skena provokuese

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Reperët Rina Balaj dhe Sin Boy, kanë prezantuar së fundmi për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Sari” titullohet kënga e re e çiftit, muzikën dhe tekstin e së cilës dyshja i kanë realizuar vet.

Klipi i këngës i cili është realizuar në Shqipëri nga MAX Production, e sjell Rinën në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet në pishinë me bikini, teksa vë në pah fizikun duke interpretuar këngën e saj të re.

Mes shumë komplimenteve që ka marrë për projektin e ri, Rina ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe një pjesë nga biseda e bërë me babanë e saj pas daljes së klipit në YouTube.

Nga biseda e bërë në WhatsApp shihet se reperja nga Istogu e ka njoftuar babanë se klipi i saj i ri është publikuar, duke i sugjeruar mos ta shikojë shkaku i skenave provokuese.

Dhe babai i reperes i përgjigjet duke i thënë se ajo nuk duhet të bëjë klipe, të cilat ai të mos mund t’i shoh.

Sigurisht që gjithçka duket të jetë bërë me doza të humorit, pasi prindërit e Rinës janë të vetëdijshme që paraqitjet e tilla provokuese, janë pjesë e skenës.

Të ngjashme