Rina Balaj prezanton stilin e ri të flokëve, mahnit me dukjen

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është e njohur për eksperimentimin me flokët e saj.

Në pothuajse secilin paraqitje të saj, ajo sjell stile të reja të flokëve, duke përzier ngjyra nga më të ndryshmet.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rina ka publikuar një imazh të cilin ka mahnitur me dukjen, ndërsa ka vënë në pah edhe linjat trupore.

E veshur më nje fustan mjaft veror, dukjes ajo i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë, me detaje të cilat po e bëjnë të shkëlqejnë.

Po ashtu, në një postim tjetër në Instastory, bukuroshja me prejardhje nga Istogu, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohet kënga e saj “Tokyo”.

Sikurse edhe në projektet e mëparshme, edhe kësaj radhe ajo do të bashkëpunojë me të dashurin e saj, Sin Boy.

Të ngjashme