Rina Balaj tha se do të bashkëpunonte me të, ja si i përgjigjet Tayna

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Pak javë më parë, Rina Balaj, ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku zbuloi se mesa saj dhe koleges Tayna ishin qetësuar gjakrat.

E madje e pyetur nëse do të bashkëpunonte me të, reperja e njohur tha se ishte e gatshme për këtë. Madje shtoi se jo vetëm me Tayna-n, por edhe me këdo tjetër.

“Nuk kam asgjë me të”. Rina Balaj tha se do të

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ishte Tayna e ftuar në “Shiko kush Luan”, ku i është bërë e njëjta pyetje për Rinën. Reperja e dashur për publikun ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

Madje nuk i kurseu as lëvdatat, pasi tha se Rina është këngëtare e mirë. E ngacmuar nga Luana, reperja pranoi se diss-et dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për show, nisur edhe nga vetë emri “showbizz”.

Të ngjashme