Rina Balaj tregon arsyen e shkëputjes nga muzika pak para fillimit të pandemisë

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka bërë një tërheqje nga muzika pak para fillimit të pandemisë.

Në një intervistë për NIN me Alaudin Hamitin, ajo ka rrëfyer arsyen e shkëputjes dhe largimin që ka bërë duke qenë se ndodhi pak pas largimit nga grupi “ON Records”.

“Unë e kam pasur një pauzë para se të bëhej pandemia, është e vërtetë bash kur vendosa të dalë u mbyllën të gjitha”.

“Për mua ka qenë shumë e mirë periudha e pauzës se më ka dhënë idea më shumë dhe më ka bërë që ta gjejë veten, do të thotë ku jam çfarë dua të bëj në të ardhmen, kush jam se njerëzit i kanë gjithmonë këto pyetje kur mbesin vetë”.

“Më pëlqen muzika dhe ndoshta do t’i bëjë të gjitha zhanret e muzikës me shumë dëshirë, nuk ka shumë të bëjë me muzikë, ka pasur të bëjë me të ardhmen teme në muzikë”, ka thënë ajo.

Rina në anën tjetër këtë vit ka qenë shumë e angazhuar dhe janë pëlqyer në masë të madhe projektet që ka sjell. Ajo tashmë po punon si solo artiste nën përkrahjen e partnerit të saj, reperit Sin Boy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme