Rina Balaj tregon se ka gati albumin e ri

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo javë më parë bëri të ditur se është vetë-izoluar në qytetin e Durrësit bashkë me të dashurin e saj, reperin SinBoy.

Çifti së fundmi kanë ndarë një lajm të mirë për fansat: një album me 20 këngë është ai çka pritet të lansohet së shpejti nga çifti i reperëve.

“Vetëm unë dhe SinBoy”, ka shkruajtur Rina në foton ku shihet pak nga proçesi i punës për krijimin e albumit të tyre të ri.

Siç duket, karantina ka qenë ndër periudhat më frytëdhënëse për ta, pasi kanë punuar deri në fund për prurje muzikore.

Megjithatë, të njëjtit nuk kanë zbuluar asgjë më shumë për publikun vetëm se ky album do të prezantohet së shpejti para publikut.

Rina dhe SinBoy ndër tjerash po bashkëjetojnë dhe romanca mes tyre duket të jetë në ditët më të mira

Të ngjashme