Rina dhe Adelina rikthejnë bashkëpunimet mes femrave në estradë, pamje nga prapaskenat e videoklipit

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i dy gjeneratave në një projekt nuk ndodh edhe shumë shpesh, e aq më pak mes dy artisteve që janë ndër më të diskutuarat.

E është sërish Adelina Ismajli ajo e cila po vazhdon të sjellë risi në skenën tonë muzikore, siç ka bërë gjithë këto vite.

Reperet në estradë tashmë kanë filluar të rriten në numës, e megjithëse kemi parë bashkëpunime mes reperëve meshkuj dhe këngëtareve të muzikës pop, askush ende nuk ka bërë një bashkëpunim femër me femër duke gërshetuar këto dy zhanre të muzikës.

Adelina ka vendosur se Rina është e duhura për të punuar në një projekt më ndryshe.

Ato janë bërë bashkë për të sjellë këngën me titullin ‘Çikat’, të cilës ia kanë realizuar edhe videoklipin.

Ekskluzive: Prapaskenat e klipit të Adelinës dhe Rinës

Ekskluzive: Prapaskenat e klipit të Adelinës dhe Rinës

Gepostet von Gazeta Express am Dienstag, 18. Juni 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme