Rina në momente intime me të dashurin, publikohen fotot së bashku

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Reperja Rina Balaj e vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas largimit të saj nga muzika dhe rrjetet sociale për të paktën dy muaj, duket se është rikthyer sërish dhe këtë herë fuqishëm.

Ajo rihapi instagramin ndërsa sqaroi se e kishte ndier shumë mungesën e fansave, e menjëherë më pas bëri publike lidhjen e saj me reperin grek Sinboy.

Rina madje nuk fshihet më, por vazhdon të publikojë në instagram momente me të dashurin e saj.

Këtë herë ajo ka postuar në instagram disa foto së bashku ndërsa shfaqen të përqafuar në divan, duke parë televizor.

Edhe reperi ka postuar disa foto me Rinën në instagramin e tij ku shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Rina
rina1

Të ngjashme