Rina nuk e përjashton mundësinë e duetit me Taynën

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Rina dhe Tayna kanë ‘çmendur’ fansat me veprimin e fundit.

Rina Balaj dhe Tayna kanë rikthyer sërish vëmendjen e fansave, pasi duket se janë ‘shkrirë’ akujt mes tyre.

Së fundi, Rina ishte e ftuar në një intervistë, ku nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një dueti me Taynën.

Por, pas kësaj deklarate ajo befasoi sërish, duke bërë postimin e njëjtë me Taynën, duke lënë hapësirë për diskutim mes fansave.

“A e di pse të huajit të mbështesin më shumë se njerëzit që njeh? Sepse njerëzve që njeh ju duhet shumë kohë për të pranuar faktin se ju vini nga i njëjti vend, teksa ata janë ende tek ai vend”, thuhet në postimin e dy artisteve.

Mbetet të shihet nëse në një të ardhme të afërt do t’i shohim bashkë në një duet Taynën e Rinën.

Të ngjashme